Komuna investon në 5600 dollapa për nxënësit e nëntë shkollave fillore të kryeqytetit

Investimi në 5600 dollap për nxënësit e nëntë shkollave fillore në Prishtinë është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve arsimore në kryeqytet, ka shkruyar në rrjetine  tij social, facebook, kryetyari I Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.

Ky është një investim në të ardhmen e fëmijëve tanë, që synon:

Rritjen e cilësisë së arsimit, Krijimin e kushteve më të mira për nxënësit tanë, Ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezat që vijnë dhe Përgatitjen për fazën e dytë të projektit të mësimit tërëditor.

Puna dhe angazhimi i drejtoreshës së Arsimit, Jehona Lushaku Sadriu, dhe ekipit të Komunës së Prishtinës ka mundësuar realizimin e këtij projekti, duke kontribuar në arritjen e standardeve të larta për arsimin në Prishtinë, ka shkruar në facebook, kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …