Nga buxheti i Komunës së Suharekës po investohet në fshatin Samadrexhë në vlerë rreth 50 mijë euro. Këto mjete do të jepën për rregullimin e rrugës “Valon Myrtaj” dhe katër segmente tjera në këtë fshat me gjatësi prej 1087 metra dhe me vlerë prej 39.440.40 euro, si dhe ndërtimi i trotuari me gjatësi 280 metra dhe me vlerë 8386.10 euro. Punët për realizimin e këtyre dy projekteve kanë filluar dhe po kryhen nga Kompania Ar-tech.
Rregullohet rruga “Jemin Sinani” në Nishor
Banorët e rrugës “Jemin Sinani” në Nishor të Suharekës, kanë kërkuar shpesh shtruarjen me kubëza betoni të rrugës së tyre. Për këtë me buxhet të komunës edhe këtu ka filluar puna në shtruarjen e kësaj rruge që është e gjatë 2175 metra, dhe ka vlerë prej 24.444,40 euro.