leoni

Komuna ndihmon me barna të prekurit me COVID-19 në Malishevë

Të prekurit në virusin e COVID-19, në territorin e Komunës së Malishevës, të cilët trajtimin e bëjnë në shtëpitë e tyre, pasi janë të izoluar totalisht, krahas përballjes me virus, përballen edhe me sigurimin e ushqimeve dhe barna, pasi familjet e tyre nuk mund të lëvizin jashtë shtëpive. Për këtë qëllim Komuna e Malishevës, në vazhdimësi përkujdeset për nevojat e këtyre personave dhe këtyre familjeve, duke siguruar ushqimet dhe barnat e nevojshme për ta. Sikur ditëve tjera, edhe sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të Këshillit Komunal për Menaxhimin e situatës me COVID-19, i ka ndihmuar disa prej familjeve të cilat kanë pasur nevojë për furnizim me barna. “Këta persona dhe këto familje në asnjë mënyrë nuk mund të stigmatizohen dhe të dallohen nga pjesa tjetër e shoqërisë, por përkundrazi, dhe ne si komunë kemi edhe një obligim më shumë që të kujdesemi, pasi përveç që nuk mund të vet furnizohen, këta kanë nevojë edhe për përkrahje morale dhe këtë jemi duke e bërë në vazhdimësi, pasi jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe gjithashtu edhe furnizimin e kanë të vazhdueshëm, sipas nevojave që kanë”, tha nënkryetari Berisha, gjatë dërgimit të barnave për disa nga këto familje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …