Komunat e Kosovës po zbatojnë vendimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë me masat kufizuese si qëllim mos përhapjes së Covid-19. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi thotë se nuk ka asnjë problem me zbatimin e vendimit veçse komunat po kërkojnë fillimin sa më parë të zbatimit të pakos emergjente financiare. Ibrahimi thekson se komunat do të zbatojnë këtë pako të qeverisë sa më mirë që është e mundur. Sipas tij, nga komunat ka pasur disa kërkesa për qartësimin e disa udhëzimeve që vinë nga niveli qendror. Ai shton se të gjitha kërkesat që marrin nga komunat i dërgojnë në nivel qendror, për të cilat thotë se po marrin përgjigje pozitive. Komunat e Kosovës një ditë pas vendimit të qeverisë, kishin ankesat e tyre edhe rreth punës së bujqve dhe fermerëve, për t’i lejuar të kryejnë punët në tokat e tyre./kp/
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …