Në një periudhë kur qytetarët e Kosovës përballen me probleme infrastrukturore dhe mungesë shërbimesh, komunat kanë lënë të papërdorura mbi 50 milionë euro nga buxheti për investime kapitale gjatë vitit 2024. Nga 290 milionë euro të planifikuara për projekte kapitale, janë shpenzuar vetëm mbi 235 milionë euro, duke lënë një pjesë të konsiderueshme të fondeve të pashfrytëzuara. Komuna e Leposaviqit shpenzoi më pak se 2% të buxhetit Komuna e Leposaviqit rezultoi më e dobëta, duke shpenzuar më pak se 2% të buxhetit për investime kapitale. Në anën tjetër, komunat si Ferizaj, Kastriot, Lipjan, Sharr, Therandë, Rahovec, dhe Partesh arritën të shpenzojnë pothuajse të gjithë buxhetin e tyre, disa prej tyre madje deri në 100%. Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Institutit GAP, disa nga arsyet kryesore për mosrealizimin e projekteve përfshijnë: Fondi që mbetet nga burimet e nivelit qendror i kthehet buxhetit qendror, ndërsa të hyrat vetanake barten për buxhetin e vitit pasues.
Kontrolloni gjithashtu
Gjatë një takimi në fshatin Sankoc të Drenasit, kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, u prit me entuziazëm nga banorët
Gjatë një takimi në fshatin Sankoc të Drenasit, kryetari i Nismës Social demokrate Fatmir Limaj, …