Buxheti për vitin 2021 pritet të jetë 200 milionë euro më i ulët se i vitit aktual si shkak i pandemisë se virusit korona

Komunat janë dëmtuar me më shumë se 120 milionë euro për kontratën kolektiv

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka deklaruar se komunat janë dëmtuar padrejtësisht me mbi 120 milion euro për kontratën kolektive. Ai ka shtuar më tutje se përgjatë këtyre viteve, komunat kanë pësuar edhe nga diskriminimi nga ana e Qeverisë. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se favorizimi nga niveli qendror i komunave me kryetarë nga partia në pushtet duke marrë më shumë mjete financiare për kokë banori, dëmet nga kontrata kolektive e tash edhe ligji aktual për ngritjen e tatimit në pronë, janë disa nga problemet kryesore me të cilat po përballen komunat e Kosovës. Ai ka shtuar më tutje për Kosovapres se nga viti i ardhshëm për pronat komerciale do të ketë ngritje enorme të faturave, e cila do të jetë një barrë jashtëzakonisht e madhe për bizneset dhe është ngritur si shqetësim ndaj Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …