Në takimin e sotëm të Kolegjiumit të drejtorëve komunalë të arsimit me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, është diskutuar rreth fillimit të vitit të ri shkollor. Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se komunat janë të gatshme dhe kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë më 27 shtator. Ai tha se çdo vendim për secilin skenar të zhvillimit të procesit mësimor, do të merret nga Task Forca Komunale e Arsimit. Tutje, Ibrahimi theksoi se sfidë do të mbetet zëvendësimi i mësimdhënëseve shtatzëna dhe atyre me sëmundje kronike. Ndryshe, viti i ri shkollor ishte paraparë të fillonte më 13 shtator, por për shkak të situatës me COVID-19 në vend, u pezullua deri më 26 shtator. Ende nuk dihet nëse MASHTI dhe Ministria e Shëndetësisë do të vendosin për fillimin e vitit të ri shkollor më 27 shtator.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …