Projekti DEMOS bën lansimin e fazes së tretë të projektit, e cila do të mbahet më 10 mars 2022, duke filluar nga ora 09:30, në Hotel Emerlad në Prishtinë. Kjo ngjarje do të bëjë bashkë Kryetarët/Kryetaret e Komunave, Ministrin e MAPL-së, Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) dhe përfaqësuesit e Zvicrës, Norvegjisë, BE-së dhe Suedisë në Kosovë. Faza vijuese e projektit, që do të implementohet përgjatë periudhës 2022-2025, ka për qëllim përmirësimin e mëtejshëm të qeverisjes demokratike, menaxhimin dhe shërbimet komunale, duke kontribuar kështu në rritjen e kënaqëshmërisë së qytetarëve. Granti i Performancës Komunale (GPK) do të mbetet aktiviteti kryesor i projektit DEMOS, me rritje të fondeve të cilat do t’u ndahen komunave, dhe me angazhim të qytetarëve për të nisur një komponentë të re të projektit në këtë fazë.
