leoni

Komunat veriore, përfituese të miliona eurove

Komunat veriore janë më të privilegjuarat në
vend. Përpos që janë të përjashtuara nga taksat, katër komunat me shumicë serbe
janë përfituese të miliona eurove nga Brukseli, Beogradi e Prishtina. Kjo pjesë
do të përfitojë 2.5 milionë euro nga i ashtuquajturi Fond për Zhvillim. Zyra e
Brukselit në Prishtinë, njofton se nga ky fond
komunës së Zubin Potokut i janë ndarë 1 milion euro,
Mitrovicës së Veriut 900 mijë, Zveçanit 500 mijë euro dhe 140 mijë për
Leposaviqin. Këta miliona, janë kryesisht të hyra të mbledhura në pikat
doganore të Jarinjes dhe Bërnjakut. Krijimi i fondit të veçantë për veriun
është pjesë e marrëveshjes në janar të vitit 2013, pas vendosjes së pikave kufitare
në Jarinjë dhe Bërnjak. Fondi drejtohet nga bordi në krye të së cilit është
përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ministri i Financave të
Kosovës, Avdullah Hoti dhe përfaqësuesi i komunitetit serb, Danijela Zubac.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …