Komunës së Rahovecit i shtohet edhe një shkollë

Sot, në luginën e Arashit, ndërmjet dy fshatrave Vrajakë dhe Bratotin, u përurua finalizimi i ndërtimit të objektit të ri të Shfmu “Tre Dëshmorët”. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i arsimit dhe bashkëpunëtorët, në praninë e nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve të shumtë nga të dy fshatrat, përuruan këtë projekt, i cili kishte nisur 3 vite më parë, kur ministër i arsimit ishte z.Ramë Likaj. E pranishme në këtë ceremoni festive ishte edhe ministrja e MASHTI-t, znj. Arbërie Nagavci, e shoqëruar me zyrtarë të tjerë nga MASHTI. Vlera monetare e ndërtimit të kësaj shkolle është 365.899,75€, projekt ky që u financua nga MASHTI dhe ekzekutimin e punimeve e ka bërë operatori ekonomik “Euroing”. Objekti i ri i shkollës ka 9 dhoma mësimi, kabinetin e informatikës, hapësirën për klasë parashkollore, sallën e arsimtarëve, nyjet sanitare dhe në oborrin e shkollës është ndërtuar edhe fusha sportive.

May be an image of 6 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …