Komunës së Skenderajt i erdhi në ndihmë edhe kompania Vëllezërit Geci SHPK, me 50 pako ushqimore si dhe nga 25 kilogram miell për 50 familje në asistencë sociale. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim, Nehat Gecin, përfaqësuesin e kësaj kompanie, të cilin e falënderoj për kontributin e dhënë, në këtë kohë pandemie. “Në emër të Komunës së Skenderajt falënderoj të gjithë donatorët për përkrahjen që po japin në këtë kohë pandemie për familjet në nevojë”, ka shkruar Kryetari Jashari.