Kohë më parë, saktësisht me datë 25 shtator 2019, PDK dega në Prizren, ka paralajmëruar për një rast, që atëherë ka qenë në zhvillim e sipër, e që tani, konkretisht në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, me datën 11 nëntor 2019, pas 3 tentimesh për t’u kontrabanduar, më në fund edhe është votuar.
Por për çka në fakt bëhet fjalë ?
Me datë 14 shtator 2019, lideri i VV-së z. Albin Kurti, e ka vizituar ndërmarrjen ‘’Sopaj’’ dhe për këtë vizitë në faqen e tij në FCB, është publikuar edhe një video, e cila i paralajmëron zhvillimet që do të pasojnë. Ky është edhe një fakt se Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka, nuk është i pavarur në vendim marrjen e tij, dhe sidomos për vendime të mëdha, është i dirigjuar nga lideri i VV-së z. Albin Kurti.
Qysh atëherë, po pregatitej tereni, për atë që ndodhi, ku në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, me datë 11 nëntor 2019, u votua ky vendim kontravers.
Vlen të theksohet se ky vendim kontravers, është votuar vetëm nga pozita, ndërsa opozita ka votuar kundër, që vetvetiu është një indikator, se ky propozim nuk ka qenë me rëndësi dhe me interes publik, por mund të ketë qenë me interes, vetëm për grupe të caktuara të disa individëve.
Është vendim, i cili mundëson hyrje në koncesion të pronës komunale, dhe i jep të drejtë Kryetarit të Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskukës, që të negocioj, me një biznes privat, për ndërtim, në një zonë të shtrenjtë në Prizren.
Bëhet fjalë, për pronën komunale, e cila ka gjithsej 459 metra katrorë, në të cilën kompania ‘’Sopaj’’ planifikon të ndërtojë banesa.
Nëse kalkulohet sipërfaqja e kësaj prone dhe shumëzohet me 8 kate, sa planifikohen të ndërtohen, shuma totale do të jetë 3 mijë e 672 metra katrorë për komplet banesat.
Vlera në zonën e banesave, ku planifikohen të ndërtohen, është 700 euro për metër katror, dhe nëse kjo shumëzohet me 3 mijë e 672 metra katror, del një shumë prej 2 milion e 570 mijë e 400 euro.
Është i mjegulluar fakti, se cili është çëllimi i vërtetë i këtij veprimi ?
Në njërën anë thuhet se, nëse komuna nuk hyn në marrëveshje me biznesin në fjalë, kjo parcelë, do të mbetet e pa shfrytëzuar fare dhe si e tillë edhe pa vlerë.
Por kjo nuk është e vërtetë dhe rreth kësaj çështje është me rëndësi të theksohet se ka pasur propozime nga opozita, që parcela në fjalë, kishte me qenë më racionale të shfrytëzohet për gjelbërim, për park, për kënde të lojërave për fëmijë, sepse jemi deshmitarë se pothuajse, tek të gjitha banesat kolektive, këto lloj hapësirash mungojnë.
Por nëse komuna hyn në marrëveshje, mund të përfitoj banesa, rreth 1 mijë e 500 metra katror, të cilat do të ndahen për raste sociale.
Ky arsyetim duket paksa i dyshimtë dhe ngjallë dilema, sidomos kur e kemi parasysh faktin se:
Transparenca e komunës nuk është në nivel të duhur:
Në fillim kur janë mbajtur mbledhjet e bordit të drejtorëve, kanë qenë të mbyllura për publikun dhe për këtë ka pasur reagime edhe nga rrjeti i OJQ-ve;
Kurse tani fare nuk mbahen mbledhje të bordit të drejtorëve.
Banesat sociale, të cilat i ka financuar vetë komuna, ka pasur probleme serioze në respektim të kritereve për shpërndarje të tyre.