PDK

Komunikatë e Degës së PDK-së në Prizren lidhur me keqpërdorimet në komunë

Pas pranimit të mbi 70 të punësuarve, në po aq vende pune konkurset në vijim:

 \

Nr 1998/2019  i datës   02.07.2019;

Nr.  2004/2019  i datës   03.07.2019;

Nr.  2122/2019  i datës   11.07.2019;

Nr  2145/2019  i datës   15.07.2019;

Nr.  2280/2019  i datës   02.08.2019 dhe

Nr 2279/2019  i datës   02.08.2019;

janë anuluar nga kryetari i komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e arsimit znj.Xhemile Thaçi-Vezgishi, në kundërshtim me ligjin e punës: Nr. 03/L-212.

Të gjithë kandidatët e pranuar në këto konkurse, pas anulimit të konkursit, janë ankuar, dhe inspektorati i punës me vendim, i ka kthyer në vendet e punës.

Në anën tjetër, drejtoria e arsimit, nuk e ka respektuar vendimin e inspektoratit të punës dhe ka shpallur konkurs për të njejtat vende të punës, përmes zyrës së personelit, i cili konkurs ka shkelje ligjore, ngase nuk është përmend ligji për arsimin parauniversitar: Nr. 04/L-032.

Ky konkurs është mbështetur në ligjin për zyrtarët publik: Nr. 06/L-114, për të cilin ligj, Gjykata Kushtetuese ka bërë masë të sigurimit të përkohshëm, (ku ky ligj nuk prodhon efekte juridike për 3 muaj).

Kryetari i komunës dhe DKA, pas masës së sigurimit nga Gjykata Kushtetuese për ligjin për zyrtarë publik:       Nr. 06/L-114, akoma nuk ka nxjerr vendim për anulimin e konkursit, gjë që ligjërisht ka qenë e obliguar ta bëjë.

Të gjitha këto veprime, të cilat janë pasojë e paaftësisë profesionale të zyrtarëve të lartë të Komunës, krijojnë një dëm serioz, i cili matet me numrin e orëve të humbura, që deri më tani janë rreth 3 mijë e 500 orë mësimore, të cilat mbesin të pakompenzuara.

Pa planifikim të DKA-së, është hapur Konkursi: Nr. 01-111, i datës: 21.06.2019, për vendin e punës: Zyrtar i lartë për standarde dhe vlerësim – AR/410, i cili vend i punës fare nuk ekziston, në organogram të DKA-së në Prizren.

Ky konkurs nuk është në harmoni me organogramin e DKA-së në komunën e Prizrenit, të cilin e ka miratuar Asambleja Komunale e Prizrenit, ku në këtë komision, ka qenë edhe drejtori aktual i Administratës z. Osman Hajdari. Prandaj, konkursi dyshohet të jetë i manipuluar nga zyra e personelit, sepse posti për të cilin është hapur konkursi, nuk është i përfshirë në organogramin e vendeve të punës, të cilin e ka miratuar Qeveria e Kosovës.

Pas lirimit të një vendi pune në shkollën ‘’Emin Duraku’’ nga DKA në Prizren, është dërguar një mësuese, inicialet e së cilës janë: A. C. e cila është pranuar pa konkurs dhe vazhdon në mënyrë të kundërligjshme të punojë. Gjithashtu në shkollën ‘’Motrat Qiriazi’’, pas anulimit të konkursit, mësimdhënësja J. B. e cila është pa përvojë, është pranuar fare pa konkurs, dhe në mënyrë të kundërligjshme vazhdon punën e mësimdhënëses.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës, në vitin 2018, i ka anuluar disa nga konkurset për drejtorë të shkollave në Prizren.

Konkurset kanë qenë dashur të përsëriten, por nuk janë përsëritur.

Në këto shkolla janë caktuar UD të drejtorëve me kohëzgjetje 6 mujore, të cilët janë militantë të partive të koalicionit qeverisës, të udhëhequr nga VV.

Mandati me kohëzgjatje 6 mujore, ka skaduar para një viti, por drejtorët vazhdojnë të ushtrojnë detyrën në mënyrë jolegjitime.

Janë 5 raste, e disa nga to po i përmendim:

Drejtori i Gjimnazit “Gjon Buzuku”, i cili është militant i VV-së;

Drejtori i shkollës së mesme të Mjekësisë, militant i LDK-së;

Drejtori i shkollës fillore në Reçan, militant i partisë që është partner i koalicionit.

Këtyre drejtorëve të caktuar si UD i drejtortit të shkollës me vendim, ju ka përfunduar mandati dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, ushtrojnë detyrën e drejtorit.

“Ligji i punës nr. 03/L-212, respektivisht neni 10 pika 6, përcakton se “Kontrata për një detyrë specifike, nuk mund të jetë më e gjatë se njëqindenjëzet (120) ditë brenda një (1) viti.”

Mosfunksionalizimi i mandateve për zëvëndës drejtor në disa shkolla, që manifestohet përmes mosshpalljes së konkurseve për këto poste, poashtu është çështje që në këtë kontekst duhet përmendur.

Tre drejtorë të DKA-së janë ndërruar për një vit e gjysëm qeverisje, që mund të jetë njekohësisht shkak dhe pasojë e gjendjes aktuale në DKA dhe Komunën e Prizrenit.

Rezultat e dobëta të testit PISA, përveç tjerash, ndërlidhin edhe përgjegjësinë e ish-drejtorit të Arsimit në Prizren, z.Skënder Susurin, i cili ka qenë kryesues i Komisionit të MASHT-it për Testin PISA.

Premtimet e tij, kohë më parë, kanë qenë për një rezultat shumë më të mirë të PISA, se në vitin 2015.

Modest duket të ketë qenë, kontributi i ish-drejtorit, që përkundër largimit nga posti nga partia e tij, kryetari i komunës z.Mytaher Haskuka, vazhdon ta mbajë afër, ku pa ndonjë pozitë, z.Susuri në foltore madje premton edhe projekte të reja.

Imponohet pyetja, se a është ky standardi dhe përmirësimi që VV, ka premtuar në fushatë zgjedhore, dhe a ju interesojnë fare prindërve dhe nxënësve arsyetimet edhe ashtu iracionale të z.Haskukës, i cili për të gjitha dështimet e deritanishme në përmbushjen e premtimeve të tija, akoma vazhdon ta fajësoj partinë opozitare      PDK-në, që është paradoksale!

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …