Gjyq

Komunikatë e ish-kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, kryetari i Rrjetit Ballkanik të Avokatëve

Në Prokurorinë Themelore të Prishtinës është ushtruar Kallëzim Penal me 25.10.2018 nga Avokat Nasuf Hasani ndaj meje, me arsyetim se për shpenzimet e udhëtimeve zyrtare të Kryetarit dhe Avokatëve tjerë të Odës së Avokatëve të Kosovës gjatë vitit 2018,nuk ka pasur autorizime ligjore, sepse nëse shpenzimet tejkalojnë shuma në të holla mbi 3000 euro,Kryetari i OAK-së nuk mund ti nënshkruaj urdhërat bankare dhe lejoj për pagesë, pa pëlqimin e Këshillit Drejtues. Kjo situate, ka paraqitur tejkalim të autorizimeve të dhëna nga OAK dhe sipas ti, kjo paraqet Vepër Penale të Keqpërdorimit të Besimit nga neni 342 të Kodit Penal të Kosovës.

Pas zbatimit të hetimeve në mënyrë gjithëpërfshirëse, Prokuroria ka gjetur se referimi I parashtruesit të Kallëzimit Penal nga Nasuf Hasani, është i pa bazuar, sepse nuk është cenuar Rregullorja për Menaxhimin e financave të OAK-së,lidhur me shpenzimet e udhëtimeve zyrtare,duke i përkujtuar z.Hasanit se ai ka bërë referenca të gabuara ligjore,sepse për shpenzimet e udhëtimeve zyrtare Brenda dhe jashtë shtetit për ti nënshkruar dhe aprovuar ato, i autorizuar është Kryetari i OAK-së, në këtë rast z.Osman Havolli.

Andaj, vizita e ime zyrtare si Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, së bashku me Kryetarin e Komitetit për Legjislacion z.Agron Selimaj në Chicago të SHBA-së, në Kongresin e Shoqatës së Avokatëve të Amerikës,që ka tejkaluar shumën mbi 3000 euro, sipas të gjitha akteve normative të OAK-së ka qenë në rregull e që e konfirmon edhe Raporti I Auditimit i cili është votuar dhe aprovuar nga Këshilli Drejtues, e në të cilin takim ka qenë pjesmarrëse dhe ushtrues i saj,i cili fare nuk i ka ngritur këto shqetësime para se të bëjë Kallëzimin Penal.(referim i Prokurorisë).

Përfundimisht këto dy raporte, ai i vitit 2017 dhe 2018 janë votuar dhe aprovuar nga Avokatët delegate të Kuvendit të Odës së Avokatëve të Kosovës,duke konstatuar se nuk ka asnjë vërejtje apo sygjerim që mund të vlerësohet si mungesë e menaxhimit të financave në OAK.

Nga kjo mund të vëreni se qëllimi dhe synimi i ushtruesit të kallëzimit Penal nga z.Nasuf Hasani, ishin orientimi dhe përpjekjet e bëra nga ana e ti për interest personale, duke menduar se si konkurent për Kryetar, në Kuvendin e mbajtur me 7 mars 2020 ,ai do të arrinte qëllimin e ti për tu bërë Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës.

Për përpjekjet e dëmtimit të imazhit, cenim të autoritetit, krediblilitetit tim, do të ndjekë rrugët ligjore.

Shtojcë: Aktvendimi PP.ll.nr.6221/18 i datës 28.07.2020

 Me respekt,

Osman Havolli

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …