Sot në takimin e radhës, Këshilli Organizativ, i kryesuar nga ministri i FSK-së zoti Rrustem Berisha, për zhvarrimin dhe rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së të ZO të Drenicës shqyrtoi ecurinë e punimeve, me ç’rast raportuan të gjitha institucionet përgjegjëse, secila për punën dhe përgjegjësinë e vet. Nga të pranishmit u vlerësua se procesi po rrjedh sipas dinamikës së paraparë, dhe nga secili institucion i angazhuar është bërë punë profesionale dhe e përkushtuar. Në këtë takim u shqyrtua edhe shqetësimi i ngritur pas raportimit jo objektiv të TV Dukagjinit për qasje jo profesional dhe pasqyrim jo real të të gjitha punëve të kryera. Me këtë rast sqarojmë qytetarët dhe mediet në veçanti, duke ju kërkuar ndjesë familjeve të Dëshmore të Kombit të cilët janë keq informuar, po ritheksojmë se varrezat janë në gjendje të mirë, kurse uji që ka qenë prezent në disa varreza të hapura ka qenë si rezultat i reshjeve atmosferike, me këtë rast kompania përkatëse ka marrë të gjitha veprimet e duhura për pastrimin e varreve nga uji.
Me këtë komunikatë i informojmë familjarët e Dëshmorëve dhe qytetarët se procesi është duke rrjedhur sipas planit të paraparë dhe KO çdo ditë ka qenë prezent dhe i njoftuar për së afërmi nga personi përgjegjës zoti Ramiz Shala për secilin varrë dhe trup të Dëshmorëve që është zhvarrosur dhe rivarrosur me nderime të larta shtetërore. Për tu njoftuar nga afër me zhvillimin e punimeve në secilën ditë kanë qenë për vizitë drejtues më të lartë ushtarak, shtetërorë dhe fetar të Republikës së Kosovës.
Ftojmë të gjitha mediat që të kenë qasje pozitive në publikimin e të gjitha informatave për këtë aktivitet, për shkak të ndjeshmërisë dhe seriozitetit që kanë proceset e tilla. Qasja dhe prezenca e mediave në varrezat në Polac dhe në Marinë të Skenderajt paraprakisht duhet të konfirmohet nga personat përgjegjës të KO-së.
Personat kontaktues për media në emër të KO-së janë:
Ibrahim Shala: 044546060; [email protected];
Ramiz Shala: 044193575; [email protected];