leoni

Komunikatë e Organizatës së Kosovës për Talent dhe Arsim – TOKA

Komunikatë e Organizatës së Kosovës për Talent dhe Arsim – TOKA

Ka filluar kampi “Rajonal” me 40 të rinj nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia të cilët për një javë do të qëndrojnë në Qendrën Rekreative të Gërmisë. Ata përmes aktiviteteve socializuese dhe edukative do të zhvillojnë shkathtësitë e tyre të punës me dru, komunikimit dhe bashkëpunimit, do të njoftohen me kultura të shteteve fqinje dhe do të kontribuojnë në shoqëri duke implementuar projekte të punës vullnetare në shkollën fillore “Nëna Terezë” në fshatin Teneshdoll, Komuna e Prishtinës.

Përmes punës dhe projekteve të tyre vullnetare, këta të rinjë synojnë të përmirësojnë hapësirat publike në shkollat publike të Kosovës dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shoqërisë përmes qytetarisë aktive.

Kampi “Rajonal” organizohet nga Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA dhe ka për qëllim të zhvilloj te të rinjtë pjesëmarrës kompetencat e parapara me Kornizën e re Kurrikulare të Kosovës, po ashtu synon të promovoj tolerancën ndërkulturore si dhe përmes vullnetarizmin edukativ të nxisë qytetarinë aktive tek të rinjtë pjesëmarrës.

 Ky kamp financohet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Kampi po ashtu përkrahet nga organizata mjedisore WWF Adria dhe Komuna e Prishtinës.

 Kampi do të mbahet gjatë javës 13 – 19 korrik, 2018. Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni Leon Gojanin në 045/540-670 apo përmes e-mailit [email protected].

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …