Komunikatë për gjendjen e rrugëve në komunën e Rahovecit

Komuna e Rahovecit është mobilizuar me të gjitha mekanizmat për pastrimin e rrugëve primare dhe sekondare në qytet dhe fshatra, pas reshjeve intensive të borës. Si rezultat i këtij angazhimi, nuk ka asnjë vështirësi në lëvizje në të gjitha rrugët e territorit të komunës. Ekipet e kompanive të kontraktuara nga komuna Eko-Regjioni dhe Eko-Drinia vazhdimisht janë në terren dhe po bëjnë punën e tyre që qytetarëve të iu mundësohet qarkullimi sa më i lehtë dhe i sigurt. Po vazhdohet me pastrimin e rrugëve të tjera më të shkurtra nëpër të gjitha vendbanimet. Njëkohësisht, falënderojmë të gjithë ata qytetarë, të cilët vullnetarisht ju bashkëngjitën aksionit të komunës për pastrimin e rrugëve nga bora.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …