leoni

KOMUNIKATË PËR MEDIE NGA KOMUNA E VITISË

Për hirë të korrektësisë dhe informimit të drejtë të qytetarëve të komunës së Vitisë dhe opinionit të gjerë, lidhur me ndalimin 48 orësh të dy zyrtarëve komunale dhe lirimit të menjëhershëm të tre të tjerëve, pas intervistimit, dëshirojmë të ju njoftojmë se, Komuna e Vitisë nuk është njoftuar akoma zyrtarisht për ndalimin e dy zyrtarëve komunal, por këtë informacion ka marrë vetëm nga publikimet e lajmeve në mediet e ndryshme. Prandaj më qëllim që të mos paragjykojmë verdiktet finale që janë në përgjegjësi të organeve të drejtësisë kërkojmë nga opinioni i gjerë në veçanti nga partitë opozitare që mos interferojnë në këtë proces dhe të tregohen të përmbajtur dhe të lënë organet kompetente të kryen punën e tyre.

Komuna e Vitisë, pas kryerjes së këtij procesi do të marrë hapat e nevojshëm sipas obligimeve zyrtare që do të dalin si rezultat i hetimeve.

Komuna e Vitisë, vazhdimisht ka bërë thirrje zyrtare dhe publike për respektim të procedurave ligjore dhe mbetët e përkushtuar në këtë drejtim.

Prandaj hapat e ardhshme që do të ndërmarrim konformë ligjit dhe rekomandimeve të organeve kompetente të hetuesisë ne do të njoftojmë opinionin publik.

Sinqerisht

Zyra për Informim Publik

Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …