Komunisti i Titos dhe hyzmeqari i djeshëm e i sotëm i Beogradit, Azem Vllasi, i fërkohet Hashim Thaçit, duke paralajmëruar mundësinë që ai mund të zgjidhet kryetar i Kosovës. Fërkime të tilla ky ish zyrtar besnik i Jugosllavisë u ka bërë të gjith pretendentëve për kryetarë të Kosovës, me shpresë për ta emëruar ndokund ambasador, apo hyzmetçar në vendet sllave të Ballkanit. Ai ka thënë se LDK dhe PDK e kanë shumicën dhe sipas tij, janë pajtuar që Hashim Thaçi të emërohet kryetar i Kosovës. Mund të ndodhë ndonjë gaz lotsjellës, por Thaçi i ka votat, ka thënë Vllasi me shpresë se Thaçi apo njerëzit e tij të kujtohen për ish jugosllavin më besnik dhe më të “merituar” nga klasa shqipfolëse komuniste jugosllave, e cila aktualisht po qeverisë në Kosovë në pajtim me Beoghradin dhe në kundërshtim me forcat liridashëse të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …