leoni

Komunitet në Kosovë nuk vaksinojnë fëmijët

Komunitet në Kosovë nuk vaksinojnë fëmijët

Është shënuar Java Botërore e Imunizimit, e cila do të mbahet nga 24-30 Prill 2017. Imet Rrahmani, ministër i Shëndetësisë tha se programi i imunizimit është një nga storiet e suksesit të Ministrisë së Shëndetësisë. Ai vlerësoi se Kosova ka qenë në trend të shteteve të suksesshme të imunizimit të fëmijëve, derisa theksoi se po punohet që edhe pakicat të futen në sistemin e imunizimit. Rrahmani u zotua se ministria që ai udhëheqë  do të ketë si projekt zhvillimin e vaksinimit. Ndërsa James Mugaju, zëvendësshef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë tha se nuk ka mënyrë më të mirë  për prosperitetin e një vendi sesa mbrojtja e fëmijëve, e posaçërisht mbrojtja e tyre përmes vaksinimit. “Java e imunizimit është një jave e rëndësishme për të shënuar dhe për të gëzuar suksesin që është arritur përmes imunizimit dhe për të bërë thirrje për të arritur të gjithë fëmijët të cilët nuk janë arritur deri tani”, tha Mugaju. Ai tha se sipas të dhënave  që posedon në Kosovë 79 përqind e fëmijëve të moshës 24-25 muajsh janë të vaksinuar plotësisht,  përderisa vetëm 1/3 janë të vaksinuar në mesin e komunitetit rom ashkali dhe egjiptian.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …