Duke i dhënë mbështetje dhe duke vlerësuar miratimin e Ligjit për “Trepçën”, Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka këshilluar politikanët e Kosovës të shqyrtojë me kujdes dhe të kryejë përmirësimet e nevojshme të ligjit nen për nen për të shmangur të gjitha problematikat e mundshme, për të qenë të suksesshëm në çfarëdo rasti të ballafaqimit të mundshëm me pretendimet e Serbisë në gjykatat ndërkombëtare. Konfindustria nëpërmjet një komunikate për media ka mbështetur dhe e vlerëson si akt shumë të rëndësishëm afatgjatë miratimin në parim nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për kalimin në pronësi publike të minierës dhe industrisë së Trepçës. Pasuritë nëntokësore të saj janë të një rëndësie botërore për shkak të sasive dhe mineraleve të rralla në vlera prej dhjetëra miliardë eurosh të llogaritura. Konfederata konstaton se organizimi si kompani aksionare me kapital publik dhe me hapësirën e duhur ligjore edhe për shitjen e aksioneve në bursa, është forma më e mirë në kushtet e sotme pas krizës globale financiare për të tërhequr financimet e domosdoshme, shndërrimin në pronarë të qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi dhe njëkohësisht mbajtjen e kontrollit të menaxhimit shtetëror në këtë aset të çmuar strategjik.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …