Me 16 shtator të vitit 1942 u mbajt Konferenca e Pezës e cila është njëra prej ngjarjeve më të mëdha e më të rëndësishme të popullit shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Konferenca e Pezës u mbajt në Pezë, një fshat pak kilometra nga Tirana. Protagonistë të këtij kuvendi ishin 20 delegatë përfaqësues të krahinave, dhe besimeve të ndryshme fetare, klasa dhe shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet
Në të moren pjesë përfaqësues të Partisë Komuniste dhe të rrymave të ndryshme nacionaliste.
Konferenca vendosi për bashkimin e popullit shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje, në një organizatë të përbashkët, Frontin Nacional Çlirimtar.
Si organe të këtij fronti, për mobilizimin e popullit në luftë do të ishin këshillat nacionalçlirimtare, të cilat nuk do të dominoheshin nga asnjë forcë politike.
Përfaqësimi në Konferencën e Pezës ishte:
Partia Komuniste Shqiptare:
- Enver Hoxha
- Ymer Dishnica
- Mustafa Gjinishi
- Koço Tashko
- Nako Spiru
- Nexhmie Xhuglini (Hoxha)
Rrymat Nacionaliste:
- Abaz Kupi
- Myslim Peza
- Haxhi Lleshi
- Mustafa Xhani
- Ndoc Çoba
- Halim Bageja
- Ramazan Jarani
- Kamber Qafmolla
- Ismail Petrela
- Skënder Muço
- Azis Çami
- Skënder Jegeni.
Kryetar i Konferencës së Pezës u zgjodh Ndoc Qoba, ndërsa Sekretar Mustafa Gjinishi.