Nëse në vitin e kaluar pati doza optimizmi, me idenë që Ukraina, jo vetëm se mund t’i rezistojë luftës me Rusinë, por edhe ta largojë atë prej kufijve të vet, dështoi dhe mori një kthesë tjetër. Konferenca e Munihut, e cila konsiderohet si platformë e liderëve botërorë për të diskutuar politika të sigurisë, supozohej të gëzonte madhështinë e edicionit të 60-të. Megjithatë, lajmet e këqija nuk kanë pasur fund. I gjithë diskutimi para nisjes së konferencës është dominuar prej ish-presidentit Donald Trump, i cili synon të fitojë nominimin e republikanëve për një mandat tjetër presidencial. Së fundi, ai e ka vënë në pikëpyetje vendimin për t’i mbrojtur vendet aleate të NATO-s, të cilat nuk shpenzojnë mjaftueshëm në mbrojtje, prej një pushtimi potencial rus. Kjo temë, bashkë me pamundësinë e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara për të miratuar një ndihmë në vlerë të 60 miliardë dollarëve për Ukrainën, i ka bërë pjesëmarrësit të mendojnë nëse Uashingtoni është ende i përkushtuar për Ukrainën dhe marrëdhëniet transatlantike në përgjithësi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …