Më 4 shkurt, në Gjykatën Speciale mbahet konferenca kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Konferenca mbi ecurinë e çështjes kundër: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit mbahet më 4 nëntor

Konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është caktuar të mbahet më 4 nëntor në orën 13:30. Lajmin e kanë bërë me dije Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në konferencën e fundit mbi ecurinë e çështjes kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjykatësi ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 18 nëntor 2022 të dorëzojë një listë paraprake me 40 dëshmitarët e parë që synon t’i thërras. Gjithashtu, ai ka urdhëruar mbrojtjen që të dorëzojë deri më 28 tetor 2022 njoftimet për alibi, ose arsyet që përjashtojnë përgjegjësi penale, dhe ka urdhëruar që mbrojtja të dorëzojë njoftim për çfarëdo mundësie hetimore unike që do të përdorë, deri më 7 tetor 2022. Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm. Ata janë duke qëndruar në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …