leoni

Konferencë për promovimin e turizmit në Bjeshkët e Nemuna

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me Qendrën për Zhvillim dhe Avokim – KADC, mysafirët nga Komuna e Ulqinit, Kryesuesin  e Asamblesë Komunale Haxhi Sylejmani, Drejtorin e Turizmit dhe Gëzim Hajdinaga së bashku me drejtorë të tjerë të drejtorive komunale të Ulqinit dhe shumë qytetarë, kanë mbajtur konferencë për promovimin e turizmit në Bjeshkët e Nemuna, në kuadër të projektit “Eko Turizmi në Alpet e Ballkanit”, i financuar nga Programi Ndërkufitar – IPA i Bashkimit Evropian. Aktivitet që u promovuan ishin: Shenjëzimi i katër shtigjeve të ecjes  që përfshin Bjeshkën e Roshkodolit, Bjeshkën e Prilepit, Bjeshkën e Belegut, Zallin e Rupës, Bjeshkën e Deçanit dhe Carrabregut deri tek Maja e Gjeravicës. Trajnimi me shoqata lokale dhe akterë të tjerë të fushës së turizmit për ngritjen e kapaciteteve turistike. Vizitë zonave turistike e malore dhe krijimin e “Hope Mape”, për pikat turistike dhe kulturore. Realizimin e tri videove promovuese për resurset turistike në zonat rurale dhe malore. Rregullimin e hapësirave brenda Qendrës Informuese Turistike. Lansimi i Tabelës  Digjitale e cila ofron gjitha informatat me “touch screen” për resurset turistike të Deçanit.

Krijimi dhe lansimi i web-faqes së turizmit të Deçanit http://decanitourism.org/.

May be an image of 6 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …