Me rastin e 120 -vjetorit të ndarjes nga jeta të dijetarit Sami Frashëri. (18 Qershor 1904 – 18 Qershor 2024)
Në mbasditen e datës 24 Maj 2024 në sallën e madhe të konferencave të QKMF ”Odise Paskali” u zhvillua konferenca shkencore në nderim të rilindasit të shquar Sami Frashëri.
Në punimet e kësaj konference jubilare nderuan me pjesmarjen e tyre Kryetaria e Bashkisë Përmet znj.Alma Hoxha,N/Prefekti i Rrethit të Përmetitz.Edvin Tuçi,Kryetaria e Këshillit Bashkiak znj.Anila Ibrahimi,Prof.Dr.Hulusi Hako,Prof.Dr.Sherif Bundo,aktori i madh shqiptaro-amerikan Xhevat Limani,Prof.Dr.Qemal Kastrati, Prof.Dr.Shyqyri Hysi, Sekretari i Përgjithshëm i KBB studjuesi dhe muzeologu Nuri Çuni, Kryetari i ShAK mbarëkombëtare ”Vëllezërit Frashëri”z.Tomorr Kotorri,zFatos Rushiti Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve ”Jehona e Karadakut” dhe Sunaj Ramini,Bekim Kelmendi e Jemin Thaqi nga Komuna Rahovec, Sadik Shala nga Komuna Suharekë dhe Prof.Dr Desar Berisha e disa personalitete të tjerë të fushave të ndryshme.
Në këtë veprimtari shkencore morën pjesë qytatarë ,studjues e krijues nga Përmeti dhe krahinat e tjera të vëndit e të hapësirës mbarë kombëtare etj.
Kjo konferencë u organizua nga ShAK ”Vëllezërit Frashëri” e Bashkia Përmet nën kujdesin dhe në bashkëpunim me KGjBB Tiranë e Institucione të tjera shkencore të vëndit.
Veprimtarinë e hapi moderatorja Kozeta Jashari me një fjalë përshëndetëse e mirseardhje ,emocionuse duke falënderuar pjesmarrësit,personalitetet e pranishme dhe uroi punë të mbarë.Në vazhdim ajo ja dha fjalën Tomorr Kotorrit për të përshëndetur e mbajtur kumtesën e tij me temë:”Frashëri dhe Dangëllia djepi i kulturës kombëtare” , ku midis të tjerash tha se këto konferenca që janë organizuar e zhvilluar punimet në Frashër dhe Përmet janë një kontribut me vlera të gjithanëshme në interes të kulturës kombëtare për të njohur brezat e sotshëm e të ardhshëm historinë e kombit dhe kontributin e burrave të shquar të kombit tonë me të cilët duhet të krenohemi.Në ditët e sotme gjëndja në Frashër është në ditët më të vështira,ai është braktisur dhe nuk dëgjon më zëra njerëzish.Pushteti vendor nuk i disponon kapacitetet e nevojëshme financiare për t’ia ndryshuar gjëndjen aktuale.Të gjithë së bashku të ngrejmë zërin për të sensibilizuar opinion dhe nxitur qeverinë për të investuar për rrugën në radhë të parë që zona të marri pamjen që meriton.Vëllezërit Frashëri bënë Shqipërinë dhe shitën pasurinë ,i dhanë dritë me dije dhe kulturë mbarë kombit shqiptar.Qeverija nuk vë dorë të paktën për asfaltimin e rrugës Piskovë-Frashër.Të tjerat natyrshëm vijnë vetë si zhvillimi, përparimi dhe popullimi i krahinës.
Dervish Hazar Cakranj Xhemil Pacani përshëndetën në emër të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjëve ,Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe në kumtesën e ti u ndal te fuqia mendore e Sami Frashërit e një profeti.Ka patur përpjekje për ta zhdukur,por nuk ja kanë arritur qëllimit.Ai ka botuar 60 vepra në shumë gjuhë dhe ka qënë drejtues i disa gazetave.Hartoi gramatikën dhe alfabetin e gjuhës shqipe dhe në shumë fusha shkencore.
Kryetaria e Bashkisë Alma Hoxha i përshëndeti të pranishmit dhe personalitetet në emër të Institucionit të Bashkisë dhe i uroi konferencës punë të mbarë duke i bërë homazh dhe lartësuar emrin e Sami Frashërit në këtë 120 -vjetor të vdekjes së tij në ditën naimiane që përkon me 178 -vjetorin e lindjes së tij,poetit kombëtar të shqiptarëve dhe ideologut të ideologjisë kombëtare.Të jemi të bashkuar në aktivitete dhe në mendime .
Aktori Xhevat Limani ka ardhur nga ShBA për këtë event.Të nderuar personalitete kam ardhur enkas për këtë event.Kam dhënë në jetën time artistike 5300 çfaqje në skenat e mbarë botës.Naim Frashëri është dielli i kombit tonë.Ai bilbilon shqipërisht dhe nëse më lejoni tu përshëndes me interpretimin e kryeveprës letrare tëtij ”Bagëti e Bujqësi’.Këtë interpretim ai e vlerësoi si qërasje për pjesmarrësit.Interpretimi me nivel të lartë aktoresk elektrizoi sallën e konferencave me zërin e tij magjik dhe e detyruan që tu sjellë pjesmarrësve dhe poezinë e Naimit për gjuhën shqipe me interpretimin e tij.
Prof.Dr.Sherif Bundo u ndal tek mendimi filozofik i Sami Frashërit si dijetar i përmasave europiane .Ai u ndal te qëndrimi i tij ndaj punës dhe njerëzve.Sa aktuale janë këto mësime kur sot është vrarë puna dhe shpresa.Njeriu rritet me punë,ai është shëmbëlltyrë e punës që e krijoi vetë.Mos u bëni makutër thotë Sami Frashëri.Kush do të bëjë shumë punë për njëherë nuk bën asnjë.Nuk bëhen punë të mëdha me njerëz të vegjël.Dita është e shkurtër.Sami Frashërit duhet ti referohet çdo pushtetar dhe ta ketë atë pasqyrë në punën e tij të përditshme.
Përshëndeti dhe Prof.Dr.Hulusi Hako i cili tha se jemi këtu si sintezë e epokave.Sot festuam 80-vjetorin e Kongresit të Përmetit i cili u mblodh në Përmetin e Çliruar ,veç të tjerash për të rrspektuar Rilindasit frashërllinj.
Sunaj Ramini përshëndeti të pranishmit dhe uroi punë të mbarë konferncës me vlera të gjithanshme për shqiptarët kudo që jetojnë dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Studiuesi Kujtim Boriçi në kumtesën e tij u ndal te gazetat Drita dhe Dituria që drejtonte Sami Frashëri te cilat botoheshin në Stamboll në gjuhën shqipe.Ai përballoi despotizmin e sulltanëve duke ju kundravënë me diturinë dhe lirinë.Kombet mbahen me gjuhën.Vepra e tij është minierë ari.Ai falënderoi Bashkinë,Profekturën dhe Këshillin e Qarkut Gjirokastër që bënë të mundur zhvillimin e suksesëshëm të kësaj veprimtarie të fushës studimore.
Kumtesën e përgatitur nga Prof.Dr Albert Frashëri një vështrim kritik për librin e Thoma Frashërit për Frashërin dhe frashellinjte e lexoi Kozeta Jashari.Ai është shkruar me një gjuhë të vështir.Shumica e njerëzve të shquar të Frashërit janë të fesë myslimane.Në libër bëhen përpjekje antihistorike dhe thyhen ndienjat e vërteta të shqiptarëve të ndershëm.Të shtrosh pyetjen se Sami Frashëri është shqiptar,turk apo persian është antihistorike,antikombëtare dhe varfëri intelektuale dhe kulturore.Ky libër është mirëpritur nga ata që tjetërsuan kishën autoqefale shqiptare themeluar nga Fan.S.Noli.
Prof.Dr.Qerim Kastrati kumtoi :”Qielli,toka,burimet dhe mendimet paqësore të Sami Frashëri, duke ju referuar dy veprave te tij shkecnore te cilat ne disa kopje ja dhuroi disa pjesemaresve dhe Bashkise Permet.
Studjuesi Nuri Çuni u ndal në idetë kryesore të Sami Frashërit për besimin fetar tek vepra”Shqipëria ç’ka qënë,çështë dhe çdo të bëhet”.Ai theksoi se besimi sjell qetësi,largon stresin dhe të bën paqësor.
Prof.Dr.Fatos Rushiti nga Kumanova pershendeti te pranishmit dhe personalitetet dhe në emër të klubit letrar”Jehona e Karadakut” dhe u ndal gjeresisht tek gramatika e gjuhës shqipe me argumenta shkencore dhe foli shkurt,por me ide e kuptim të madh.
Poeti Lumo Kolleshi kumtoi temen “Sami Frasheri dhe bota perse”.Ai sugjeroi që të ketë durim për të dëgjuar mendimet se po i ramë shkurt humbet kuptimi i mendimeve të shkruara dhe do isha i mendimit që të kishte dhe debat shkencor për mendimet e shprehura.Ai ishte akademi më vete dhe univers.Vepra e tij është emblematike.Përse ju përkushtua kulturës persiane dhe asaj iraniane në vecanti.Shumica e veprave në gjuhën persiane nuk e kanë parë dritën e botimin.Poetët e mëdhenj të formatit botëror janë :Rumiu,Omar Kajami,Sadiu,Shyrazi.Rumiu çfaqet humanist i madh dhe filozof.Vepra e tij eshte botuar në 20-30 mijë faqe.Gëte u frymëzua nga këta poetë të mëdhenj.Sami Frashëri është pasuri e madhe intelektuale e nivelit europian.Mjedisi dhe koha ndikuan në formimin intelektual dhe zgjimin kombetar sepse ai ishte ilimunist i madh i kombit shqiptar.
Prof.Dr.Shyqyri Hysi mbajti kumtesën,”Frashëri shkollë e madhe kombëtare” ndërsa sot Baba Hekuran Nikollari e ka shndruar në shkollë të kohëve modern Teqene e Frasherit dhe te Alipostivanit.Dëshiroj të recitoj një poezi të Baba Ali Tomorrit për Frashërin,por e ndiej vehten të vogël para aktorit gjigand Xhevat Limani, per te pershendetur te pranishmit e cila u perjetua me emocione.
Studjuesi Kujtim Mateli ju referua veprës enciklopedike me 6-vëllime të Sami Frashërit.Ne pune time studimore te vëllimi i 3-të fq.2172 hasa Dodonën dhe shpegimin që jep ai me argumente shkencore se ku gjëndet ajo.Orakulli i dha fame Dodonës.Ky libër nuk është përkthyer.Ai thotë se Dodona nuk ndodhet në luginën e Cerkovicës ,por në veri të Epirit.Homeri thotë se Dodona ndodhet në një vënd të ftohtë në veri të Epirit.
Konkluzionet e kësaj konference i bëri kryetari i Sh A K”Vëllezërit Frashëri” Tomorr Kotorri i cili falënderoi të pranishmit për vëmëndjen që treguan dhe referuesit për prurjet e reja për zhvillimin me sukses të saj.
TVSh Gjirokastra e pasqyroi gjeresisht këtë veprimtari shkencore.
Përgatiti: Muharem Kamani