Konferencë shkencore në 72-vjetorin e ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit, në Haxhet të Pazarit të Ri

Konferencë shkencore në 72-vjetorin e ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit, në Haxhet të Pazarit të Ri

Me rastin e 72-vjetorit të krimeve serbo-komuniste në Pazarin e Ri të Sanxhakut, dhe ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit, dhe rreth 2000 qytetarëve tjerë të pafajshëm, në Haxhet – sot lagje e banuar e Pazarit të Ri, organizata joqeveritare “Kosova për Sanxhakun”, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, organizon konferencë shkencore më temën:“72-vjetori i ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit – Masakra në Haxhet të Pazarit të Ri.” Konferenca shkencore do të mbahet më 21 janar 2017 (e shtune), në Institutin Albanologjik të Prishtinës, me hapjen e saj në ora 11:00. Në konferencë me kumtesat e tyre do të paraqiten historianë, politikologë, publicistë të ndryshëm  nga Kosova, Shqipëria dhe Sanxhaku.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …