Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës. Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140 Në total numri i rasteve aktive është 26.534.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …