Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës. Deri më sot 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.764 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280. Në total numri i rasteve aktive është 171.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …