Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.570 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 445 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 68.351 raste nga 300.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.592 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 264 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.438 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.321.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …