Konfirmohet bashkëpunimi mes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Kaçanikut

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Nënkryetari Ylber Bajra, u takuan me Ministrin e Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri dhe Zëvendësministrat Magbule Shkodra, Esat Raci dhe Musa Cena. Kryetari Ilazi tha se përkrahja nga kjo ministri është e nevojshme për Komunën e Kaçanikut, duke shtuar se nevojat për projektet zhvillimore në Kaçanik janë të domosdoshme. Me këtë rast Kryetari Ilazi së bashku me drejtorin e Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Bahri Selimi, dorëzuan një projekt me karakter zhvillimor për Komunën e Kaçanikut. Nga ana tjetër, Ministri Rasim Demiri shprehi gatishmërinë për mundësinë e bashkëpunimit në mes dy institucioneve, me anë të implementimit të projekteve të ndryshme, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …