leoni

Konfrontim verbal mes kryetarit HashimThaçi dhe kryetarit të Serbisë, Vuçiq

Konfrontim verbal mes kryetarit HashimThaçi dhe kryetarit të Serbisë, Vuçiq

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar në Munih se marrëveshja finale do të rezultojë me njohjen reciproke Kosovës-Serbi dhe pranimin e vendit tonë në OKB, ndërkohë që ka kërkuar që procesi i dialogut në Bruksel duhet të vazhdojë pa kushte. “Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë komplikuar. Kemi probleme të vjetra njëqindvjeçare të armiqësisë dhe periudhës së freskët të luftës në Kosovën në vitin 1999. Ka pasur 20 mijë viktima të dhunës gjatë luftës në Kosovë dhe askush nuk është dënuar për këtë. Populli i Kosovës ka vuajtur shumë për shkak të spastrimit etnik”, tha presidenti Thaçi.

Në momentin që po flitej për marrëveshjen e Brukselit, kryetari i Serbisë, Vuçiq ia kishte përmendur kryetarit Thaçit faktin që Republika e Kosovës nuk e ka përmbushur njërën prej pikave të kësaj marrëveshje, që është themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe. Thaçi në debat tha se ai asociacion do të themelohet vetëm nëse është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e ky fakt e ka nervozuar Vuçiqin, duke thënë se nuk i intereson fare për Kushtetutën e Kosovës, pasi Serbia nuk e njeh si shtet. E pas këtij momenti, Vuçiq me nerva i ka dhënë Thaçit marrëveshjen e Brukselit që kishte në dorë, duke i thënë që ta lexonte. “Merre e lexoje, më trego se cilën nga pikat e keni përmbushur. Nuk është në gjuhën serbe, mos u frikëso. Është në gjuhën angleze”, ka thënë Vuçiq. Megjithatë Thaçi nuk e ka marrë fare mundin për t’u marrë me atë dokumente dhe ka vazhduar të flas.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …