leoni

Kongresi Amerikan ka certifikuar z, Xho Bajden kryetar të Amerikës dhe zonjën, Kamala Harris, nënkryetare

Kongresi amerikan ka certifikuar z. Xho Bajden  kryetar të ardhshëm të Amerikës dhe Kamala Harris, nënkryetare e Shteteve të Bashkuara. Ligjvënësit konfirmuan se Bajden fitoi 306 vota të Kolegjit Zgjedhor, krahasuar me 232 vota për presidentin aktual, Donald Trump. Votat elektorale u miratuan pasi Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve refuzuan kundërshtimet e republikanëve ndaj votave në shtetet e Pensilvanisë dhe Arizonës. Certifikimi i votave të Kolegjit Elektoral nga ana e Kongresit amerikan është hapi i fundit në procesin zgjedhor, para inaugurimit të kryetarit të zgjedhur, Xhoe Biden dhe nënkryetares  së zgjedhur, Kamala Harris më 20 janar.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …