Kongresi amerikan përmes një rezolutë, sërish ka kërkuar që përgjegjësit për vrasjen e tre vëllezërve: Yll Bytyçi, Agron Bytyçi dhe Mehmet Bytyçi të dalin para drejtësisë. Rezoluta e tillë që kërkon vënien para drejtësisë të personave që janë përgjegjës për vrasjen e tyre në korrik të vitit 1999, në Serbi, ka kaluar lehtësisht vitet e kaluara. Faleminderit kongresistit, Nik La Lota për prioritetin e drejtësisë për familjen Bytyçi, thuhet në postimin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vazhdimësi i kanë bërë thirrje Serbisë që të ndriçojë vrasjen e verës së vitit 1999 dhe të mbajë përgjegjës autorët e vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë. Të tre vëllezërit Bytyçi, kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kanë luftuar në kuadër të Batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë. Në muajin korrik të vitit 1999 ata ishin arrestuar në rrethana ende të pazbardhura zyrtarisht, nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …