Udhëheqësi i shumicës republikane në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Mitch McConnell, tha se Kongresi do të hetojë vlerësimin e CIA-s se Qeveria e Rusisë ka përdorur hakerët kompjuterikë, për t’i ndihmuar presidentit të zgjedhur, Donald Trump, të fitojë zgjedhjet. Njoftimi ndodh në kohën e debateve intensive midis politikë-bërësve amerikanë, zyrtarëve zgjedhorë dhe komunitetit të inteligjencës në lidhje me shkallën e veprimit të hakerëve dhe qëllimin e tyre. Shtëpia e Bardhë, e cila ka urdhëruar një hetim të thellë të sulmeve kibernetike gjatë fushatës zgjedhore, e mirëpriti lajmin për hetime nga Komiteti i Inteligjencës i Senatit. McConell tha se rusët nuk janë miq të Amerikës dhe dënoi sulmet e mundshme kibernetike në kompjuterët e Komitetit Kombëtar Demokratik dhe në organizatat e tjera politike të Shteteve të Bashkuara.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …