Kongresi i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë është ndërprerë për shkak të tensioneve të krijuara në mes anëtarëve të kësaj sindikate. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në kongresin e djeshëm, është dashur zgjedhin kryetarin e ri, dy nënkryetarë dhe kryetarin e Bordit Drejtues.
Ndërkohë ishte është krijuar tollovia ku janë dëgjuar edhe sharje, fyerje, e akuza për keqpërdorim të milionave në Fedeatë. Kandidate për kryetare nga procesi zgjedhor i kandidaturave në FSSHK ishte Tevide Imeri, e cila kishte marr nënshkrimet e nevojshme sipas statutit nga regjionet e sindikatës. Ndërkaq Blerim Syla nuk kishte arritur të merrte nënshkrimet e nevojshme. Ai e ka quajtur proces të parregullt dhe me shkelje ligjore, duke thënë se do të shpallte kandidaturën e tij në kongres. Kongresi u ndërpre për shkak të tensioneve.