Kongresisti amerikan, Eliot Engel ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit, ndërsa ka vlerësuar se Kosova meriton të njëjtin trajtim të drejtë si vendet e tjera që tani kanë liberalizimin e vizave dhe duhet t’i jepet ky status pa vonesa të panevojshme.
“Unë i dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës për miratimin nga Parlamenti të Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Kjo është një ditë e rëndësishme në marrëdhëniet e Kosovës me fqinjin e saj, Malin e Zi. Ky është gjithashtu një hap gjigant drejt liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. I bëj thirrje miqve tanë në BE që të bëjnë atë që duhet, për të arritur këtë qëllim. Kosova meriton të njëjtin trajtim të drejtë si vendet e tjera që tani kanë liberalizimin e vizave dhe duhet t’i jepet ky status pa vonesa të panevojshm”, thuhet në letrën e Eliot Engel, raporton KosovaPress.