Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Kongresisti republikan në Amerikë, Dana Rohrabacher, kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme, në Evropë, i ka dërguar një letër kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ku i ka propozuar shkëmbim territoresh – jugun e Serbisë me veri të Kosovës – si zgjidhje për qetësimin e tensioneve në këtë pjesë të Ballkanit. Në vend të shembujve negativë, siç është dërgimi i trenit me simbolet provokuese në Kosovë, ndoshta është më mirë dhe në interes të të dyja palëve që të diskutohet shkëmbimi i territoreve, që do të rezultonte me më shumë serbë në Serbi dhe me më shumë shqiptarë në Kosovë. Rohrabacher, në letrën dërguar Nikoliqit, ka porositur se “ky opsion është i mundshëm” dhe se “nuk duhet injoruar”. Këtë ide kohëve të fundit e ka aktualizuar akademiku, Rexhep Qosja, por ideja e tillë është injoruar nga kundërshtarët e tij, më shumë për faktin se e ka thënë profesor doktor, Rexhep Qosja sesa ka humbje të madhe nga një këmbim i tillë i territoreve mbi baza etnike.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …