leoni

Kongresmeni Engel: Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran, duhet të ketë ushtrinë dhe liberalizimin e vizave

Kongresmeni Engel: Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran, duhet të ketë ushtrinë dhe liberalizimin e vizave

Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka bërë me dije se Kosova duhet ta ketë ushtrinë dhe liberalizimin e vizave. “Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran, duhet të ketë ushtrinë dhe liberalizimin e vizave”, u shpreh qartë kongresmeni Engel, ndërsa ka shtuar se Serbia nuk duhet të sillet në mënyrën siç po bën, duke iu referuar asaj që e quajti lojën e bllokadave ndaj Kosovës. Këto qëndrime Engel i bëri me dije gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin, njëherësh ministër i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi në ditën e parë të vizitës në Uashington Engeli ka përgëzuar Gashin për detyrën e re, njëherësh e siguruar se ShBA-të, si tani në 10-vjetorin jubilar të shtetësisë së Kosovës, po ashtu edhe në të ardhmen do të jenë edhe më tej përkrah saj. Nga ana tjetër, gjatë takimit, ministri Gashi e njoftoi kongresistin Engel për proceset, nëpër të cilat po kalon tash për tash Kosova, duke reflektuar edhe mbi sugjerimet e kongresistit dhe të Qeverisë amerikane për dy çështje: Gjykata Speciale dhe Demarkacioni.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …