Një mbledhje virtuale ka mbajtur ministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Gent Cakaj, me kongresmenin, Eliot Engel. Ai e ka siguruar ministrin Cakaj se do të punojë ngushtë me Administratën e Bajden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës e Shqipërisë. “Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time”, citon Cakaj fjalët e kongresmenit amerikan, Eliot Engel. “Na siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën e re amerikane për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë dhe shqiptarëve! Jemi mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për ne deri më sot, z Engel nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviqit deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së! ka shkruar ministri Cakaj.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …