leoni

Konjufca: Deportimi i gjashtë shtetasve turq e ka prekur funksionimin ligjor të shtetit dhe demokracinë

Konjufca: AAK dhe Nisma pas dy muaj rezistence sot u dorëzuan karshi PDK-së për t’u bërë vagon i Thaçit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje e quajti të turpshme seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku u diskutua për një ekip negociator në bisedime me Serbinë. “Të gjithë jemi dëshmitar që në Kuvend ndodhi shfaqje e turpshme, përpjekja e presidentit për me ja bashkangjitë vetes një ekip negociator. Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj rezistuan nja dy muaj ditë e sot do ta quaj dorëzimin e AAK-së  dhe NISMA karshi PDK-së. Lakmia e madhe për pushtet dhe kërcënimi i PDK- së mund ta rrëzojnë kur të dojnë e ka pru në këtë gjendje Ramush Haradinaj”, tha Konjufca. Ai tha se qëndrimet e tyre do t’i shtjellojnë në seancën e rradhës ku kërkohet rezolutë kundër shkëmbimit të territorit me Serbinë. “Sot qa kemi pa është vagonat që do ti shtohen Hashim Thaçit në negociatat me Serbinë. Duke u bërë bisht i Hashim Thacit duke shkuar në Bruksel me gjysmën e spektrit politik kundër që ne i refuzojmë venet e rezervuara këtu nuk po ndryshon kurgjo. Nuk kam dyshim që kufijt e Kosovës nuk do të hapen. Do te shkoj ti hap kufijt me Serbinë. Kjo është ditë e pikëllushme për Kosovën këta do të shkojnë vetëm me ja bo agjendën Thaçit, jo me mbrojtë Kosovën”, tha Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …