Familjarë të personave të pagjetur kanë vendor kurora lulesh sot pranë obeliskut të personave të zhdukur në sheshin e Prishtinës. Ata kanë kërkuar që ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë që kjo e fundit të tregojë se ku ndodhen më të dashurit e tyre të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Në homazhe, familjarëve u janë bashkuar edhe përfaqësues të institucioneve, në mesin e tyre edhe Glauk Konjufca, që për herë të parë u paraqit si kryetar i Kuvendit të Kosovës, i cili tha se Serbisë duhet që kjo çështje t’i vihet kusht në negociata. Familjarët, të lodhur në 20 vjet pritje për një lajm se ku ndodhen eshtrat e më të dashurve të tyre të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, dolën sot për përmbyllur vitin 2019 me kërkesën e vetme që kanë tash e dy dekada, zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Ata thonë se presidenti i Serbisëpër ta mbyllur këtë çështje. Atyre iu bashkua edhe Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, i cili ditë më parë u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai tha se në të ardhmen duhet të bëhet më shumë në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, duke theksuar që kjo çështje të jetë një lloj kushti në negociatat me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …