Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se kriteri kryesor i vënë nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është lufta ndaj korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. “Unë jam i bindur se edhe nesër po të ndodhte ratifikimi i demarkacionit nuk do të kishte liberalizim të vizave. Për liberalizim janë dy kritere kryesore, njëri prej më të rëndësishmëve është lufta kundër korrupsionit. Në raportin e progresit vlerësohet se në Kosovë nuk ka vendime të prera të gjykatave për ndëshkimin e korrupsionit të nivelit të lartë. Pra figurat më të larta institucionale të cilët janë të përfshirë në korrupsion janë në procese gjyqësore por që gjithmonë lirohen për shkak të ndikimeve politike”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …