Kryekuvendari, Glauk Konjufca, për herë të parë ka ka deklaruar se Bashkimi Evropian, sipas tih, nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës projekt statut për Asociacionin e komunave serbe, disa muaj pasi qeveria mori një propozim nga udhëheqësit më të lartë evropian për këtë çështje. Kjo ishte një përgjigje e tij ndaj deklaratave të një dite më parë të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për projekt statutin e hartuar në Bruksel për këtë Asociacion.. Ndoshta zoti Hovenier e paska fjalën që Kosova të propozojë një draft të Asociaconit…Unë e kam kuptuar që Kosova t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një draft, por unë nuk mendoj se është kompetencë e BE-së t’i propozojë draft Kosovës dhe nuk mendoj që Kosova duhet të qëndrojë gatitu dhe ta dërgojë draftin, që BE-ja e propozon. Nuk pajtohem me këtë procedure”, tha Konjufca.
