Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca kërkon që të shtyhet për vitin e ardhshëm aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Konjufca: Ideologjia bajraktariste e AAK-së e dëmtoi kauzën e opozitës

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se thellimi i bashkëpunimit opozitar është pamundësuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ideologjia e së cilës sipas tij, është bajraktarizmi. Ai ka vlerësuar se krijimi i koalicionit midis AAK-së dhe Nismës ka dëmtuar kauzën e opozitës së bashkuar. “Koalicioni AAK-Nisma uroj të mos jetë pazar i Aleancës me pushtetin”, ka thënë Konjufca në një intervistë për ditoren ‘Epoka e Re’. Ai ka bërë me dije se Vetëvendosja nuk do të marrë pjesë në protesën e 14 majit, e thirrur nga AAK. Konjufca ka shtuar se subjekti i tij mbetet i hapur për AAK-në dhe Nismën, duke shprehur bindjen se fitorja do të jetë më afër sipas alternativës së propozuar nga Vetëvendosja.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …