Glauk Konjufca

Konjufca: LDK-ja nuk është në pozitë më që të kërkojë postin e kryeministrit

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se rezultati zgjedhor tregon se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është në pozitë për ta kërkuar postin e kryeministrit. Ai ka shtuar më tutje se Lëvizja Vetëvendosje as që e diskuton këtë ide. LDK-ja e kishin postin e kryeministrit për tri vite me radhë dhe na treguan se çka dinë dhe mund të bëjnë. Pikërisht për shkak të kësaj qeverisje, Lidhja Demokratike e Kosovës doli e treta. Ndërsa duke komentuar deklaratën e zyrtarit të kësaj partie se Lidhja Demokratike e Kosovës hynë në koalicion me Vetëvendosjen nëse u jepet pozita e kryeministrit, Konjucfa ka thënë se as që diskutohet kjo. Populli i ka dhënë qartë porosinë e tij në këto zgjedhje dhe nëse LDK-ja këmbëngulë për pozitën e kryeministrit atëherë le të përgatitet për zgjedhje të reja.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …