Nuk ka lëkundje, me 14 dhjetor në Kuvendin e Kosovës do të votohen projektligjet për Forcën e Sigurisë së Kosovës, një ndër hapat më të rëndësishëm të transformimit të plotë të FSK-së në ushtri. Tashmë mbështetja është konfirmuar edhe nga partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se është shqetësues që kjo çështje nuk është koordinuar më NATO-në, por shton se do të jenë të pranishme në Kuvend më 14 dhjetorë. “Ka pasur deklarata të tilla nga NATO , kanë dhënë vërejtjen e tyre lidhur më formimin e ushtrisë. Ata kanë parapëlqyer përmes rrugës se ndryshimit kushtetues. Kjo është shqetësuese se po del se nuk ka pasur koordinim mes NATO-së, dhe Qeverisë së Kosovës. Sekretari i përgjithshëm i NATOS ka thënë se në momentin kur krijohet Ushtria e Kosovës në këtë mënyre do të rishikohen bashkëpunimi mes Kosovës dhe NATO-së. Ne jemi të gatshëm të i aprovojmë projektligjet për ushtri dhe do të jemi në Kuvend më 14 dhjetor,” shprehet Konjufca. Sa i përket rezolutës për dështimin me liberalizimin e vizave, Konjufca thotë se ende nuk është përmbyllur kjo çështje. “Rezoluta e opozitës e cila kishte të bënte më dështimin e liberalizmit të vizave, nuk u votua sepse ka mungesë kuorumi pasi që mazhorancës nuk mori pjesë. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje më këtë çështje,” deklaron Konjufca. Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, tash e dy ditë është duke bërë thirrje që Kosova të tërhiqet nga ky ndryshim, në të kundërtën NATO do të rishikojë mbështetjen për FSK-në.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …