Konjufca i Vetëvendosjes ka akuzuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, se po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit

Konjufca: Masakra e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër dëshmojnë më së miri se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se masakra e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër dëshmojnë më së miri se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Gjatë homazheve të bëra te përmendoret kushtuar të vrarëve dhe të masakruarve nga ushtria e Serbisë, kryekuvendari, Glauk Konjufca ka theksuar se masakra e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër janë nga masakrat më barbare dhe më mizore mbi popullin e Kosovës.  “Shumica e të rënëve janë fëmijë dhe gra kjo është njëra prej dëshmive më të qarta të gjenocidit që Serbia e ka bërë  mbi popullin tonë. Kjo masakër është një plagë e hapur, ende kullon. Sepse mos të harrojmë për këtë masakër nuk ka pasë drejtësi, asnjë gjykim serioz nuk ka ndodhur deri tani për këto gra  dhe fëmijë që u masakruan nga forcat paramilitare” ka thënë mes tjerash kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca,

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …