Shefi i Grupit Parlamentar të
Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se opozita është e vendosur për të
bllokuar seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, “Qeverisë i është
vendosur kusht që mbajtja e seancave do të jetë e mundur vetëm kur të tërhiqet
nënshkrimi nga marrëveshjet e Brukselit”. “Do t’i përdorim të gjitha metodat efektive për të arritur
qëllimin e caktuar, qëllimi i caktuar është mos funksionimi i Qeverisë së
Kosovës brenda Kuvendit, ka thënë Konjufca. Ai ka shtuar se do të gjenden
edhe mënyra për t’i bllokuar seancat, në rast se bëhet përpjekje që ato të
mbahen në salla të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …