Duke komentuar paralajmërimet mbi mundësinë e mosarritjes së koalicionit VV-LDK dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja, nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se ka pak gjasa që t’mos arrihet koalicioni Vetëvendosje-Lidhje Demokratike e Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se kanë mbetur edhe një apo dy mes grupeve punuese nga të dy partitë, pasi 90 për qind e programit është përafruar dhe çështjet që s’i kemi zgjedhur do të takohen krerët e partive për t’u pajtuar. Në ditët në vazhdim do të vendosim edhe për postet ministrore. Kryeministri është i pakalkulueshëm. Për kryeministrin s’ka kundërpesha, e as kalkulime, ka theksuar Konjufca duke iu përgjigjur në mënyrë indirekte deklaratës së Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cila kishte thënë se posti i kryeministrit ka vlerë të barabartë me të tre apo katër ministrave.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …